Our Media Quiz
Stereotipet, Paragjykimet, dhe Gjuha e Urrejtjes Për ta kuptuar më mirë dhe për ta thjeshtuar botën përreth nesh, nganjëherë përdorim edhe stereotipe. Stereotipet janë opinione ose përshtypje që kemi krijuar për dikë thjesht ngaqë i përket një grupi të caktuar (për shembull, të rinj, gra, serbë, kroatë, romë, sportistë, këngëtarë, politikanë, etj.). Ato janë opinione të përgjithësuara mbi grupe të tëra shoqërore që bazohen mbi atribute karakteristike që i veshim secilit grup. Stereotipet përbëjnë komponentin konjitiv të paragjykimit, që do të thotë se bazohen në opinione dhe përshtypje, ndërsa paragjykimi ka edhe komponent emocional (qëndrime dhe ndjesi emocionale që mund të ndryshojnë në varësi të situatës) dhe një komponent sjellje apo reagimi (konativ) – si për shembull, distancimin nga dikush thjesht ngaqë i përket një grupi të caktuar. Në fakt, gjuha e urrejtjes është një manifestim verbal i paragjykimit me fyerje ose vënie në shënjestër, çka ndikon në rritjen e nivelit të intolerancës ndaj grupeve të veçanta dhe mund të vërë në rrezik edhe individë të grupeve të vëna në shënjestër.Burimi i përkufizimit
Reklamat: Reklamat synojnë të ndikojnë sjelljen e qytetarëve në situata të caktuara – zakonisht kur bëhet fjalë për të blerë një produkt ose për të përdorur një shërbim. Ndonjëherë, produktet ose shërbimet prezantohen para publikut edhe në formën e "reklamave të maskuara," si artikuj që në pamje të parë duken si reportime gazetareske ose kronika televizive, pa ia bërë të qartë publikut se kemi të bëjmë me reklama. Në paragrafet e mëposhtme duhet të identifikojmë reklamat e maskuara.
“TREGU I TELEFONAVE CELULARË NË KRIZË NGA MUNGESA E ÇIPAVENjë studim i tregut të telefonave celularë nga MarketPulse tregon se shitjet u rritën me rreth 5.7 për qind gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Siqoqoftë, disa prodhues telefonash, duke përfshirë këtu edhe SpectraMob dhe Elysium Devices, njoftuan javën e kaluar se për shkak të mungesës globale të çipave për telefona celularë, janë të detyruar që të reduktojnë prodhimin dhe të rrisin çmimet e produkteve me të paktën 20 për qind.”
Time's up
Vaša email adresa neće biti objavljivana. Neophodna polja su označena sa *
Komentar *
Ime *
Email *
Web stranica
Sačuvaj moje ime, email i web stranicu u ovom browseru za buduće komentare.