Burime

Ku mund të gjej më shumë informacion për përmbajtjen e dëmshme në media, dezinformimin dhe tema të ngjashme?

Organizatat e shoqërisë civile në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Turqi janë të përkushtuara ndaj fuqizimit të edukimit për median dhe edukimit të qytetarëve rreth përmbajtjeve të dëmshme mediatike si lajmet e rreme, propaganda ose raportimi i njëanshëm. Kërkoni OShC të mediave që merren me këto tema në vendin tuaj dhe kontrolloni programet e tyre edukative dhe trajnimet, si dhe botimet dhe materialet e tjera që prodhojnë. Kërkoni organizata të tilla si: Instituti Shqiptar i Medias (Shqipëri)Mediacentar Sarajevo  (Bosnjë dhe Hercegovinë)Këshilli i Shtypit i Kosovës (Kosovë)Instituti Malazez i Medias (Mali i Zi)Instituti Maqedonas për Median  (Maqedonia e Veriut)Shkolla e Gazetarisë Novi Sad  (Serbi), Bianet  (Turqi).

A ka faqe interneti të specializuara për ekspozimin e lajmeve të rreme dhe dezinformimin?

Po! Platformat e verifikimit të fakteve po bëhen gjithnjë e më të njohura. Ato kontrollojnë informacionin e botuar në media dhe që qarkullon në rrjetet sociale për të përgënjeshtruar vazhdimisht lajmet e rreme dhe llojet e tjera të dezinformimit. Ato gjithashtu japin shpjegime për gjetjet e tyre. Gjithashtu ata mirëpresin pyetjet dhe këshillat e përdoruesve, kështu që nëse mendoni se duhen bërë disa pyetje për vërtetësinë e një artikulli që keni hasur, kontaktojini këto platforma, sidomos nëse artikulli ka të bëjë me një çështje të rëndësishme me interes publik. Disa nga platformat më të njohura të verifikimit të fakteve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi janë: Raskrinkavanje.ba (Bosnjë dhe Hercegovinë), Fake News tragač (Serbi), Raskrinkavanje.me (Mal i Zi), Vistinomer.mk (North Macedonia), Faktoje (Shqipëri), teyit.org (Turqi), Hibrid.info (Kosovë).

Kujt mund t’i ankohem për përmbajtje të dëmshme mediatike?

Shumë mirë që jeni të gatshëm të përdorni njohuritë tuaja mediatike për të ulur volumin e përmbajtjes problematike në media. Kjo është vërtet e rëndësishme pasi ndihmon në krijimin e një hapësire publike që favorizon qasje të mirëinformuara ndaj çështjeve me interes publik. Organet rregullatore dhe vetërregulluese operojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi. Detyra e tyre është, ndër të tjera, të monitorojnë respektimin e standardeve profesionale nga ana e mediave dhe të trajtojnë ankesat nga qytetarët dhe institucionet për përmbajtje të veçanta. Kontrolloni faqet e tyre të internetit për procedurën e ankesave. Organet vetërregulluese në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi përfshijnë: Këshilli i Shtypit dhe i Medias Online (Bosnjë dhe Hercegovinë), Këshilli i Medias për Vetërregullim (Mali i Zi), Këshilli i Etikës së Medias në Maqedoni (Maqedonia e Veriut), Këshilli i Shtypit (Serbi),  Aleanca për Media Etike (Shqipëri), Këshilli i Shtypit i Kosovës (Kosovë), Këshilli i Shtypit (Turqi).

Si mund të zbuloj se kush zotëron dhe drejton faqet e internetit që ndjek unë?

Çdo media e besueshme i bën të ditur publikut emrat e pronarëve të saj, stafit editorial dhe personelit tjetër, si dhe mënyrat për të kontaktuar zyrën e saj. Ky lloj informacioni zakonisht njihet si “impressum” dhe duhet të jetë lehtësisht i aksesueshëm në faqen e internetit. Nëse nuk është kështu, kjo është një shenjë e fortë paralajmëruese se besueshmëria dhe integriteti i medias mund të vihet në pikëpyetje.

Pse ka rëndësi edukimi për median?

Edukimi për median është i rëndësishëm pasi na ndihmon të analizojmë dhe interpretojmë në mënyrë kritike forma të ndryshme të medias, mesazhet e tyre, madje edhe motivet dhe paragjykimet e mundshme që qëndrojnë pas atyre mesazheve. Kjo më pas na ndihmon të marrim vendime më të informuara bazuar në një qasje kritike ndaj informacionit ndaj të cilit jemi të gjithë të ekspozuar, për shembull, në pyetje të tilla si për kë të votojmë, çfarë dhe ku të studiojmë, si të kujdesemi për shëndetin, si të administrojmë financën, si ta kalojmë kohën e lirë ose çfarë librash të lexojmë.